Sot është bërë inagurimi i projektit mjedisor në SHML “Dardania” nga Eko-Klubi i ShML “Dardania”.
Përmes këtij projekti është arritur rritja e hapësirave të gjelbërta në mjedisin e shkollës, të përmirësohen hapësirat e vrazhda të tokës dhe t’i jepet një pamje më e bukur shkollës.
Ky projekt është bashkëpunim në mes Komunës së Hanit të Elezit, Caritas-it Zviceran në Kosovë dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, të implementuar nga ShML “Dardania” me koordinator mësimdhënësin Orhan Bushi.
Bashkë për një mjedis të pastër e të gjelbër!