Komuna e Hanit të Elezit sot me një solemnitet rasti bëri inagurimin e projektit “Fasadimi dhe renovimi i objektit të komunës së Hanit të Elezit”
“Fasadimi dhe renovimi i objektit të komunës së Hanit të Elezit” është realizuar në kuadër të projektit “BE- Kosova e Bukur Faza e II-të ” financuar nga BE-ja dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në bashkëpunim Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Projekti “Fasadimi dhe renovimi i objektit të komunës së Hanit të Elezit” mundësoi edhe krijimin e vendeve afatshkurtëra të punës duke ndarë 30% të vlerës së projektit për ta dedikuar për fuqi punëtore duke pëzgjedhur 52 punëtorë të cilët për pesë muaj ishin të angazhuar në këtë projekt.
Në ingurimin e këtij projekti prezent ishin z..Christof Stock, Shef për bashkëpunim, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Arban Abrashi Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Duke iu drejtuar të pranishmëve z.Christof Shtock, Shef për bashkëpunim, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se ndjen knaqësi të veçantë që brenda 4 viteve po përurojmë projektin e tretë të realizuar në komunën e Hanit të Elezit. Pas projektit të Fontanës dhe rregullimit të hapsirave sportive të shkollës fillore “Ilaz Thaçi” sot po përurojmë edhe një projekt të bukur të objektit të komunës së Hanit të Elezit. Ky projekt përveç që përputhet me vet kuptimin e projektit Kosova e Bukur duke e zbukuruar sheshin e qytetit, objekti i renovuar do ti plotëson standardet e efiqiencës së energjisë, për ti mundësuar komunës që të kursej dhe të investojë në projekte tjera si dhe do të krijojë kushte më të mira të punës për zyrtarët dhe shërbime më të mira për qytetarët tha z. Shtock.
Arban Abrashi Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale tha se Ministria të cilin ai e drejton është duke u angazhuar që në shumë projekte të përkrah komunën e Hanit të Elezit. Ai tha se shpreson se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe me projekte të reja në të ardhmen.
Ndërsa kryetari i komunës Rufki Suma falënderoi Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për angazhimin e tyre për realizmin e këtij projektit . Ai me këtë rast ndau “Mirënjohje”për z..Christof Shtock, Ministrin Arban Abrashi, përfaqësuesit të IOM-it si dhe Kompanis “Olti Trasing “ nga Prishtina.
Vlera financiare për realizimin e këtij projekti është 196.000.oo€ ndërsa është realizuar nga kompania “Olti Trasing” nga Prishtina.
Prezenca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Arban Abrashi në komunën e Hanit të Elezit ishte rast edhe për hapjen e zyrës për shërbimin e pensioneve në kuadër të Qendrës për Punë Sociale të komunës së Hanit të Elezit.
