Shoqata humanitare “Human Appeall Internationale”, edhe këtë vit ndihmoi shumë familje me nevojë në komunën e Hanit të Elezit.
Ata sot shpërndanë 60 pako (Kurbana) me mish në sasi të përgjithshme prej mbi 1200 kg të cilat u shpërndanë për 180 familje me nevojë të komunës së Hanit të Elezit.
Bashkëpunimi i kësaj shoqate me komunën e Hanit të Elezit daton që nga viti 2006 dhe është përqendruar kryesisht në aktivitete bamirësie në ndihmë familjeve me nevojë me theks të veçantë për fëmijët bonjakë.
Në emër të komunës së Hanit të Elezit dhe të familjeve përfituese kryetari i komunës Rufki Suma falënderoi Shoqatën “Human Appeall Internationale” e cila për shumë vite është kujdesur për tu ndihmuar këtyre familjeve.
Kryetari Suma në takim me z.Naser Gashi kryetarë i Shoqatës “Human Appeall Internationale” dhe Ibrahim Ramabaja nga Rajoni i Ferizaj e ritheksoi bashkëpunimin shumë të mirë dhe shumëvjeçarë dhe me këtë shoqatë.
Në veçanti është potencuar se kjo shoqatë përveç këtyre ndihmave ka siguruar edhe mjetet për të përkrahur shumë fëmijë bonjakë në disa komuna të Kosovës, ndërsa në komunën e Hanit të Elezit janë 32 fëmijë të cilat i përkrahë Shoqata. Për këta fëmijë Shoqata humanitare “Human Appeall Internationale” ka siguruar nga 30$ në muaj, pagesa e të cilave realizohet përmes llogarive bankare.
Zyra për Informim