Festën e Ditës së Pavarësisë së Kosovës sot e nisëm me homazhe tek ata që dhanë më të shtrenjtën jetë!
Për nder të Ditës së Pavarësisë, bashkë me kabinetin qeverisës, kryesuesin e Kuvendit Komunal, asambleistë, familjarë të dëshmorëve, ish-të burgosur, veteranë e invalidë të UÇK-së, si dhe pjesëmarrës së tjerë, fillimisht bëmë homazhe te Përkujtimorja e Viktimave Civile, e më pas edhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës!
Lavdi e nderim për të rënët, respekt e mirënjohje për çlirimtarët!
Urime Pavarësia e Kosovës!