Hani i Elezit 03.11.2011
Me një solemnitet rasti sot në Komunën e Hanit të Elezit edhe zyrtarisht filloi punën Zyra Komunale e Regjistrimit Civil.
Në këtë ngjarje të veçantë përveq shumë qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit ishin të pranishëm edhe Zëvendësministri i MPB-së z.Izmi Zeka,Kryeshef i agjesionit për regjistrim civil, z.Blerim Canaj si dhe Drejtori i Departamentit për regjistrimin civil z. Shkumbin Kastrati.
Në këtë ngjarje të veçantë përveq shumë qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit ishin të pranishëm edhe Zëvendësministri i MPB-së z.Izmi Zeka,Kryeshef i agjesionit për regjistrim civil, z.Blerim Canaj si dhe Drejtori i Departamentit për regjistrimin civil z. Shkumbin Kastrati.
Duke iu drejtuar qytetarëve të pranishim kryetari i Komunës Rufki Suma, tha se prej sot qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit do të iu mundësohet që dokumentet e tyre personale mundë ti marrin në komunën e tyre .
Hapja e Zyrës komunale për regjistrim civil ka qenë kërkese për shumë kohë e qytetarëve të komunës sonë,dhe sot,falë angazhimit tonë por edhe të Ministrisë së Punëve të Brendëshme dhe në saje të Marrëveshjes së Mirëkuptimit të nënshkruar këtë vit,po e funksionalizojmë edhe këtë projekt të përbashkët dhe shumë të rëndësishëm , që gjithsesi do të jetë në shërbim sa më të mirë të qytetarëve.
Qytetarët e Komunës së Hanit të Elezit që nga nesër mundë të aplikojnë për dokumentet personale,Letërnjoftime dhe Pasaporta Biometrike, në Zyrën e Komunale të Rexhistrimit Civil,tha më tej z.Suma duke shprehur optimizëm se kjo zyre së shpejti do të pasurohet edhe me shërbime tjera për qytetarët,si ajo për regjistrimin e automjeteve.
Z.Suma me këtë rast falemnderoi musafirët nga MPB për angazhimin e tyre personal për hapjen e kësaj zyre,por edhe stafin edhe përkushtimin e ZKRC-në nga komuna e Kaqanikut që mundësuan trajnimin e stafit nga komuna e Hanit të Elezit .
Z.Izmi Zeka, Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Republikës së Kosovës, tha ,sot për qytetarët e komunës së Hanit të Elezit është një ditë e veçantë pasi që po përurojmë hapjen e ZKRC-së që do ti mundësoj qytetarët që dokumentet personale ti marrin në komunën amë .
Hapja e kësaj Zyre ka qenë synim edhe e MPB-së,por angazhimi dhe këmbëngulsia e kryetarit tuaj bëri që Marrvesheshje e Mirëkuptimit të realizohet me sukses,por se, ky bashkëpunim do të vazhdoj,shpresoj shumë shpejtë, edhe me shërbimin e regjistrimit të automjeteve , që për ju qyetarë të Komunës së Hanit të Elezit,të gjitha shërbimet e nevojshme ti keni në komunën tuaj.
Në mënyrë simbolike prerjen shiritit të përurimit të kësaj zyre e bënë kryetari i Komunës Rufki Suma,Zëvendësministri z.Izmi Zeka dhe Blerim Canaj Shef i Agjesionit pë regjisrim Civil.
Kryetari i Komunës Rufki Suma njëherit ishte edhe Qytetari i parë i cili aplikoi për pasaportë Biometroke në Zyrën Komunale për Regjistrim Civil në Komunëm e Hanit të Elezit.
Zyra për Informim.