Vargut të Institucineve Publike të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Hanit të Elezit, nga sot i shtohet edhe Qendra për Punë Sociale.
Ky projekt me rëndësi shumë të madhe është ndërtuar falë ,,Marrëveshjes së Mirëkuptimit” ndërmjet komunës së Hanit të Elezit dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Me ndërtimin e Qendrës për Punë Sociale do të mundësohet kujdes më i shtuar për të gjitha kategoritë sociale të komunës së Hanit të Elezit.
Me një vizitë rasti, kryetari i Komunës Rufki Suma së bashku me stafin e tij, vizituan objektin dhe për të uruar fillimin e funksionimit të kësaj qendre.
Ky projekt i cili është vlerësuar si madhorë si për MPMS-në po ashtu edhe për komunën e Hanit të Elezit është realizuar në bazë të projektit të hartuar nga MPMS-ja.
Objekti i cili do të shërbejë për nevoja të Qendrës për Punë Sociale ka hapësirë të mjaftueshme për të funksionalizuar edhe shërbime tjera për të cilat komuna e Hanit të Elezit do të vlerëson se do të jenë më së miri në shërbim të qytetarëve.
Vlera e përgjithshme e kontratës për realizim e këtij projekti është 154,970.oo €