Bujqit dhe fermerët e komunës së Hanit të Elezit që nga sot do kenë një adresë të qartë ku do të mund të marrin këshilla për bujqësi.
Këtë do e mundësoj Qendra Informative Këshilluese Komunale për Bujqësi, e cila është përuruar sot, projekt ky në mbështetje të BE-së, Ministrisë së Bujqësisë dhe Komunës së Hanit të Elezit, përkatësisht Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Hanit të Elezit.
Në aktin e promovimit të Qendrës Informative Këshilluese Komunale për Bujqësi ishin present Kryetari i komunës Rufki Suma, udhëheqësi i Projektit të BE-së z.Ross Bull, Drejtori i Departamentit për Shërbime Këshillimore Teknike në MBZHR z.Hysni Thaçi, Përfaqësues të Projektit LAB, fermerë dhe bujqë të Komunës së Hanit të Elezit
Në fjalën hyrës Drejtori i Bujqësië në Komunën e Hanit të Elezit Hajredin Gashi potencoi rolin e kësaj drejtorie në përmirësimin dhe avancimin e shërbimeve këshillimore për fermerët dhe përperësit nga hapja e kësaj qendre.
Kryetari i Komunës Rufki Suma duke e vlerësuar bujqësin si një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit të një shoqërie, inkurajoi fermerë që tash e tutje ti drejtohen kësaj zyreje e cila do të luaj rolin e ndërmjetësit ndërmjet bujqëve të komunës së Hanit të Elezit dhe MBZHR për të marrë njohuritë e nevojshme në fusha dhe kultura të ndryshme bujqësore.
Ndërsa Drejtori i Departamentit për Shërbime Këshillimore Teknike në MBZHR z.Hysni Thaçi theksoi rolin dhe rëndësin e hapjes së Qendrës Informative Këshilluese Komunale për Bujqësi për Departamentin e Shërbimeve Këshillimore Teknike si një daze e të dhënave për hartimin e politikave strategjike afatgjate në zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural aktualisht është duke bërë njoftimin për për reformimin e shërbimeve këshillues publik të Kosovës për bujqësi dhe zhvillim rural. Këto ndryshime janë duke u bërë në bashkëpunim me Drejtoritë komunale për Bujqësi. Objektivi i Shërbimeve të reja Këshilluese të Kosovës për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (SHKKBZHR) është që të përmirësojë komunikimin ndërmjet palëve kyçe të interesit për të mirën e të gjithë fermerëve dhe bashkësive rurale.
Udhëheqësi i Projektit të BE-së z.Ross Bull tha se përkrahja Departamentit për Shërbime Këshillimore Teknike do të bëhet në koordinim me kërkesat e BE-së.
Objektivi i hapjes së Qendrave Informative Komunale për Bujqësi është në ngritjen e efikasitetit të shërbimit këshillimor për fermerë dhe për palët e tjera të interesit.
Qendra Informative Komunale (QIK) ofron infrastrukturën fizike me anë të së cilës të arrij standarde te njëjta profesionale këshillimore dhe kushtet e performancës nëpër të gjitha komuna, duke e mundësuar Këshilltarin Komunal për Bujqësi që të bashkëpunojë dhe të merr pjesë në të gjitha shërbimet këshillimore dhe aktivitetet e donatorëve të koordinuara nga DSHKT – MBPZHR; dhe jetë përgjegjës për zbatimin e PZHRB-së 2014-20, strategjisë për shërbime këshillimore për vitin 2012-16, Ligjit për Shërbimet Këshillimore për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, dhe të udhëzimeve administrative të shoqëruara të tij.
Zyra për Informim