Të nderuar qytetarë të Komunës së Hanit të Elezit,
Pas dëmeve të konsiderueshme nga rrebeshi i shiut me datë 21.05.2024, Komuna e Hanit të Elezit, respektivisht Drejtoria e Adminsitratës njofton qytetarët, që sporteli numër 1 dhe 2, pranë Qendrës për Shërbim me Qytetarë është i dedikuar për pranimin e kërkesave për dëmet e shkaktuara.
Për kërkesa duhet të keni këto dokumenta:
1. Formulari i kërkesës
2. Letërnjoftimi
3. Konfirmimi i xhirollogarisë bankare
4. Fotografitë të printuara me ngjyra nga dëmet në objektet ndërtimore, pajisjet, të mirat materiale dhe dëshmitë e tjera të ngjajshme.
Afati për aplikim fillon nga data 24.05.2024 deri më 30.05.2024.
Sqarim: Ditëve të punës kërkesat pranohen sipas orarit të rregulltë 08:00 – 16:00.
Ditën e shtunë dhe të dielën do të punohet nga ora 10:00 – 15: 00.