Hanit të Elezit i shtohet edhe një organizatë rinore joqeveritare e cila do të jetë një zë më shumë jo vetëm për rininë, por në përgjithësi për komunitetin.
Me kënaqësi pranuam ftesën për të qenë pjesë e inaugurimit të organizatës joqeveritare të titulluar “Rinia mësON dhe krijON” apo me shkurtesë “r-ON”, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga USAID Kosova, PEEN, UNICEF dhe OSBE.
Themeluesit e OJQ “r-ON” kanë një përvojë shumëvjeçare në aktivitete të ndryshme rinore, organizata të ndryshme vendore e të huaja, si dhe së fundmi ishin pjesë aktive e projektit “Up To Youth” të implementuar nga USAID KOSOVA.
Organizatës “r-ON” i uroj suksese, jetëgjatësi dhe i ofroj mbështetje institucionale për aktivitetet që do të gjallërojnë jetën rinore, artistike, e edukative në Han të Elezit.