Nën organizimin e degës së OVL të UÇK-së në Han të Elezit, Hani i Elezit sot shënon përvjetorin e 16 të Krismës së Pushkëve të Para të Lirisë.
Shënimi i kësaj dite historike për trevën e Hanit të Elezit filloi në ora 14.oo me vizitë dhe homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Pustenik nga delegacione të ndryshme si Komuna, shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, subjekte politike e shumë qytetar të Hanit të Elezit.
Shënimi i kësaj dite më pas vazhdoi në shtëpin e Kulturës “Imri Curri”
Në emër të degës së OVL të UÇK-së në Han të Elezit të pranishmëve ju drejtua z. Menduh Brava.Ai me kë rast duke përshëndetur familjet e Dëshmorëve, invalid e veteran te UÇK-së, perfaqesues te Komunë së Hanit te Elezit, perfaqesues te FSK-së, policisë së Kosovës, tha se sot ne pervjetorin e 16 te Krismes se Pushkës së Parë në Puset e Nikës, te ju pershendes ne emër të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Han te Elezit.
Sot bëhen 16 vite kur në fshatin me traditë kombëtare e Patriotike, në Puset e Nikës shkrepi Pushka e Parë e Lirisë nga njësiti i UÇK-së i udhëhequr nga komandant Hoxha, i cili me bashkëluftëtaret e tij i doli ne ballë forcave ushtarake e policore serbe që tentuan të futen në pozicionet e UÇK-së.
Pas dështimit te ushtrisë e policisë serbe që të depërtoj në pozicionet e UÇK-së, kriminelet serb ndërmorën ofenzivën më të madhe kunder pozicioneve te UÇK-së në Puset e Nikës me 2 dhe 3 mars të vitit 1999.
Edhe përkundër sulmeve të pandërprera të ushtrisë dhe policisë serbe kundër ushtarëve te UÇK-së në Puset e Nikës, falë vendosmërisë së ushtarëve të UÇK-së, këmba e shkaut nuk depërtoi asnjëherë në pozicionet e UÇK-së.
Njësiti i parë i UÇK-së i cili u vendos ne Puset e Nikës nga qershori i vitit 1998 i udhëhequr nga komandanti Rufki Suma, deri në përfundimin e luftës në qershorin e vitit 1999 kur edhe u shëndërrua në Brigadën 164 te UÇK-së e cila mori emrin e dëshmorit Gafurr Loku, për lirinë e trojeve shqiptare dha 8 dëshmorë në fronte te ndryshme te luftës në Kosovë dhe gjithashtu dha edhe 5 dëshmorë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.
Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Han te Elezit, falënderojmë të gjithë ata që luftuan dhe kontribuan që sot të festojmë të lirë.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit tha në fundë të fjalimit z.Brava.
Shënimi i pervjetorit të 16 te Krismës së Pushkëve te Para të Lirisë në Han të Elezit u përcoll edhe me një program muzikorë të përgatitur nga SHKA”Sharri” nga Hani i Elezit.

