Në një atmosferë festive qytetarët e komunës së Hanit të Elezit shënuan“28 Nëntorin -Ditën e Flamurit” dhe bashkë me këtë edhe Pavarësin e Shtetit Shqiptar. Manifestimi kulturor dhe festiv, organizuar nga Komuna e Hanit të Elezit filloi me Homazhë në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Puset e Nikës.
Përfaqësues të institucioneve publike, shoqatave të ndryshme e familjarë të dëshmorëve vendosën buqetë lulesh në Lapidarin e dëshmorëve në Puest e Nikës.
Shënimit të Nëntorit -Ditës së Flamurit” dhe 102-Vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar në Komunën e Hanit të Elezit i paraprinë edhe aktivitetet si Manifestimi Përkujtimorë në fshatin Dërmjak në shënim të 102-Vjetorit të Maskrës së Dërmjakut, ekspozita e Artit Figurativ të nxënësve të shkollës së mesme “Dardania”.
Ndërsa koncerti Festive me rastin e “28 Nëntorit -Ditës së Flamurit” dhe 102-Vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Imri Curri” ku për qytetarët e komunës së Hanit të Elezit me program kulturore e muzikorë u prezantua SHKA “ Sharri” nga Hani i Elezit.