Nën organizimin e degës së OVL të UÇK-së, Hani i Elezit sot shënon përvjetorin e 17 të Krismës së Pushkëve të Para të Lirisë.
Shënimi i kësaj dite historike për trevën e Hanit të Elezit filloi në ora 15.oo me vizitë dhe homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Pustenik nga delegacione të ndryshme nga Komuna Hanit të Elezit, shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, subjekte politike e qytetar të Hanit të Elezit.
Shënimi i kësaj dite më pas vazhdoi në shtëpin e Kulturës “Imri Curri”
Të pranishmëve në shënim të kësaj dite iu drejtua kryetari I komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Suma.
Ai me kë rast duke përshëndeti familjet e Dëshmorëve, invalid e veteran te UÇK-së, përfaqësues të Komunë së Hanit te Elezit, përfaqësues të FSK-së, Policisë së Kosovës, duke revokuar mbi këtë ditë të lavdishme për trevën e Hanit të Elezit uron të gjithë qytetarët e komunës së Hanit të Elezit për përvjetorin e 17 të Krismës së Pushkës së Parë në Puset e Nikës.
Shënimi i përvjetorit të 17 të Krismës së Pushkëve të Para të Lirisë në Han të Elezit u përcoll edhe me një program muzikorë të përgatitur nga SHKA”Sharri” nga Hani i Elezit.
Performacë e veçantë e këtij programi ishte interpretimi i një monologue nga i riu nga Shkupi z.Ilir Loku i cili pas interpretimit të tij në mënyrë simbolike i dhuroi flamurin kombëtarë kryetarit të komunës z.Rufki Suma.
