Pas një vargë të aktiviteteve kulturore dhe sportive në kuadër të “Javës Kulturore”, komuna e Hanit të Elezit sot shënoi 11-Qershorin Ditën e Çlirimit të Hanit të Elezit.
Shënimi i kësaj dite filloi me Homazh te Varrezat dëshmorëve në Pustenik, ku përfaqësues të institucioneve publike, anëtarë të familjeve të dëshmorëve e qytetarë, vunë buqetë lulesh pranë Lapidarit të Dëshmorëve.
Manifestimi qendrorë u mbajtë në Shtëpinë e Kulturës “Imri Curri”
Duke i përshëndetur të pranishmit dhe duke ju uruar për Ditën e Çlirimit të Hanit të Elezit, kryetari i komunës Rufki Suma në fjalën e tij tha se flakët e luftës që përfshinë Kosovën gjatë vitit 1998 shumë shpejtë u përfshijnë edhe në trevën e Hanit të Elezit.
Duke iu përgjigjur ftesësë së Luftës së Lavdishme të UÇK-së, të rinjët e Hanit të Elezit të tubuar në Brigadën 164 “Gafurr Loku”dhanë kontributin e tyre për lirin të cilën e gëzojmë sot.
Përveç shumë aktiviteteve luftarake, Brigada164 “Gafurr Loku” luajti rrol kyq në furnizim me armatim për shumë zona të luftës në Kosovë, duke dhënë tetë Dëshmorë në luftën e UÇK-së dhe pesë Dëshmorë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare tha ndër të tjera kryetari Suma.
Në shënim të kësaj dite ish pjestari i UÇK-së z.Mirsad Kuka i dorëzoi kryetarit Suma materialin e incizuar gjatë kohës së luftës në trevën e Hanit të Elezit.
Manifestimi qendrorë në shënim të 11-Qershorit Ditës së Çlirimit të Hanit të Elezit u përmbyll me program muzikorë të realizuar nga SHKA “Sharri” nga Hani i Elezit si dhe me ekspozitën e Artit Figurativ të realizuar nga Shpresa Kuka nxënëse e Profesoreshës Bukurie Shkreta.
