Hani i Elezit 26.02.2011
Sot me 26 shkurt, Hani i Elezit përkujtoi 12 vjetorin e Krismës së Pushkëve të Para të Lirisë në Puset e Nikës,
Dhe për të përkujtuar këtë ditë të shënuar të historisë së kësaj treve ,në Kompleksin Memorial te Dëshmorëve në Puset e Nikës ,vendosen lule dhe u përkulën, udhëheqësit e Komunës së Hanit të Elezit,pjestarë të FSK-së ,OVL-UQK e qytetarë tjerë.
Vrasja e Gafurr dhe Driton Lokut më 21 shkurt të vitit 1999 ishte një sinjal i qartë se lufta edhe në këtë pjesë të Kosovës po fillonte.
Njësiti i parë i UÇK-së i udhëhequr nga Rufki Suma, në trevën e Hanit të Elezit ishte vendosur në Puset e Nikës nga qershori i vitit 1998. Nga ajo kohë deri në krismën e Pushkës së Parë, ushtarët e UÇK-së bënin përgatitjet për luftë të armatosur me forcat serbe. Sot dymbëdhjet vite më parë, njësiti i UÇK-së i vendosur në Puset e Nikës, shkrepi pushkët e lirisë, i doli për ballë dhe u ndesh me forcat ushtarako policore serbe të cilët tentuan që ti fusin në rrethim dhe ti zhduknin forcat e UÇK-së në Puset e Nikës ,por ushtarët e UÇK-së morrën hakun e Gafurr e Driton Lokut, duke lënë të vrarë e të plagosur shumë ushtarë e polic serb.
Ajo ditë ishte edhe fillimi i hapur i luftimeve në këtë pjesë të Kosovës. Luftimet vazhduan me intenzitetin e shtuar me 2 dhe 3 mars kur 70 ushtarë të UÇK-së u përballën me mbi 7000 forca serbe por edhe në këto luftime humbjet në mesin e ushtarëve të UÇK-së ishin minimale ndërsa forcave serbe iu shkaktuan humbje të mëdha si në njerëz ashtu edhe ne teknikë luftarake.
Komuna e Hanit të Elezit luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kontribuoi me një brigadë prej 500 ushtarësh, të shpërndarë në dy anët e lumit Lepencë, prej tyre dha 8 dëshmorë: Veli Ballazhi,Gafurr e Driton Loku, Xhemsedin Suma, Nuri Bushi,Suad Brava, Imer Vila,dhe Imri Curri. Ata kontribuan me pjesmarrjen e tyre edhe në luftën e UÇPMB-së në luginë të Preshevës dhe të UÇK-së në Maqedoni, ku në luftën Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ne Maqedoni dha 5 dëshmorë: Baki Krasniqi, Nehat dhe Elham Curri , Qemal dhe Ilaz Thaqi
Për nder të shënimit të këtij përvjetori nxënësit e Shkollës Fillore ,,Ilaz Thaçi” prezantuan Shfaqjen Teatrale ,,Arka e Thesareve të Puseve të Nikës”të autorit Fadil Curri, në regji të arsimtarit Aqif Shkreta.
Zyra për Informim