E vërteta dhe drejtësia mbi çdo interes!
Liri për çlirimtarët!
Histora nuk ndryshohet, e vërteta nuk mund të shtrembërohet!
Kur preket UÇK-ja, ngirihemi të gjithë!
Këto ishin vetëm disa nga thirrjet që sot kumbuan në Han të Elezit, ku sot nën organizimin e Komuna Hani i Elezit dhe OVL UÇK Hani I Elezit u mblodhëm për ta kundërshtuar vendimin monstruoz të Gjykatës së Hagës për ish-krerët e luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sot, ne e ripërsëritëm se qëndrojmë krah çlirimtarëve tanë, krah Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e poashtu bashkëndjejmë me familjen e Sali Mustafës – Calit dhe Pjetër Shalës, të cilët janë gjykuar padrejtësisht dhe po vuajnë dënimet për vepra të supozuara dhe të shpikura bga armiqtë e Kosovës, e fatkeqësisht të marra për bazë nga Gjykata Speciale.
UÇK na bashkon dhe ne do të jemi bashkë derisa drejtësia të zërë vend për heronjtë tanë të gjallë