Hani i Elezit 12.12.2011
Zyra për barazi gjinore e komunës së Hanit të Elezit në kuadër të projektit për Barazi gjinore të financuar nga LOGOS-i mbajti sot një tryezë pune me temën ,, Të drejtata e barabarta trashëgimore”.
Pjesmarrës në këtë takim nga Grupi jo formal i grave ,OJQ,si dhe zyrtarë të komunës trajtuan temën mbi të drejtën e trashëgimis nga aspekti i një mentaliteti të trashëguar por edhe nga të drejtat e parapara me Ligjin për trashëgëminë.
Mundësit e barabarta për të gëzuar të gjitha të drejtat e tyre dhe për të vënë në shërbim potencialet e tyre individuale në zhvillimin e shoqërisë nënkupton edhe përfitimet e barabarta nga të arriturat e këtij zhvillimi thuhet në Ligjin për Barazi Gjinore , ndërsa Ligji për Trashëgëmi njeh të drejtën e barabart të trashëgimëtarëve Ligjore pa potencuar gjininë.
Për të kontrubuar në këtë temë dhe për të bërë një prezentim mbi gjendjen e të drejtës trashigimore ishte i ftuar z.Jahir Zuka shef i zyrës ligjore nga komuna e Ferizajt i cili para pjesmarrësve paraqiti një videomaterial mbi gjendjen e tanishme të realizimit të kësaj të drejate si dhe me raste konkrete të një mentaliteti të trashëguar kundrejt një realiteti për të cilë shoqëria kosovare duhet të pregaditet.
Çka nënkuptojmë me termin trashëgimi,kush janë trashigimtarët ligjorë,si fitohet trashëgimia,si ndahet pasuria,ishin disa nga pyetjet të cilat u trajtuan në këtë tryezë,me theks të veçantë në të drejtën e gjinisë femrore në realizimin e të drejtës trashigimore.
Ajete Berisha zyrtare për barazi gjinore tha se qëllimi i kësaj tryeze është informimi dhe senzibilizimi i opinionit me theks të veçant gjinisë femrore me të drejtat e sanksionuara me Ligjin për trashëgimin, nga pozita e pjestarit të barabartë në të drejtën trashigimore si dhe rrugët Ligjore në kërkim dhe zbatim të kësaj të drejte.
Në fundë të takimit është prezentuar edhe ,,Broshura informuese me të drejtën e barabartë Trashëgimore” .
Zyra për Informim