Kryetari i komunës Rufki Suma priti në takim rasti autorin e publikimit ,,Gjurmime etnografike në trevën e Hanit të Elezit” z.Shaban Çupi.
,,Gjurmime etnografike në trevën e Hanit të Elezit" është punuar dhe hulumtuar qe një kohë të gjatë dhe që i ka munguar nxënësit, studentit e studiuesve të kësaj lëmie me qëllim që të jetë ndihmesë për gjenerata e reja të kësaj treve që ta shfrytëzojnë në ecjet e tyre të dijes tha z.Çupi në takim me kryetarin.
Ky publikim në tërësinë e tij trajton aspekte etnografike, duke u futur thellë në gurrën e traditës sonë duke ngritur mjaft tema në interes të lexuesit.
Autori Çupi tha se për ta realizuar këtë libër janë shfrytëzuar burime të ndryshme shkencore duke përfshirë edhe defterët osman. Është plotësuar me kujtesën popullore dhe argumentuar me relikte e artefakte të ndryshme arkeologjike dhe etnografike.
Ai me këtë rast falënderoi recensentin Fadil Currin, lekturuesin Imri Trena dhe donatorët Hebib Dernjani dhe Rexhep Luri për kontributin e tyre material.
Eksemplarë të publikimit,,Gjurmime etnografike në trevën e Hanit të Elezit” autori Shaban Çupi ia dorëzoi sot Kryetarit të Komunës Rufki Suma dhe bibliotekës së qytetit.