Hani i Elezit 07.05.2014

Ndërprerja e reshjeve në komunën e Hanit të Elezit dhanë mundësinë që institucionet përkatëse të dalin në teren për të bërë vlerësimet e para të dëmeve të shkaktuar javën e kaluar nga vërshimet që goditën komunën e Hanit të Elezit.
Fatkeqësisht gjendja në teren paraqitet jashtëzakonisht e rënduar në të gjitha vendbanimet e goditura më së shumti nga vërshimet.
Alarmante paraqitet situata në aksin rrugorë Hani i Elezit –Fshati Gorancë.Një masiv malor pothuaj se në tërësi ka shkëputur shtratin e kësaj rruge gjë që e ka bërë të pakalueshme qarkullimin në këtë rrugë. Afër 2000 banorë të fshatrave Gorancë, Rezhancë e Lagje Hunel, janë gati të izoluar nga Hani i Elezit dhe për nevoja emergjente janë duke përdorë vetëm disa rrugica alternative .
E gjithë kjo gjendje vjen si pasojë e projektit të papërfunduar të asfaltimit të kësaj rruge nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës. Një segment rrugorë prej afro 100 metra që në nga viti 2011-2012 kur ka filluar asfalltimi i kësaj rruge ka mbetur i papërfunduar pikërisht për shkak të vlerësimit të vetë Ministrisë për paqëndrueshmërinë e kësaj pjese të rrugës. Ishte zotimi i Ministrisë për projekt të veçantë që as një herë nuk është realizuar.Që nga ajo kohë, përkundër shumë kërkesave nga Komuna e Hanit të Elezit dhe premtimeve nga Ministria e Infrastrukturës nuk është ndërmarrë asgje në këtë drejtim. Gjendja sot në këtë rrugë është e frikshme me rrezik që i gjthë masivi të shkëputet dhe të mbyll rrjedhën e Përroit të Rezhancës, gjendje kjo që do ti bënte pasojat ende më të rënda dhe të paparashikueshme.
Në vendë të ngjarjes ishte edhe kryetari i komunës Rufki Suma i cili pasi vlerësoi gjendjen e krijuar tha se për momentin e kemi të pamundur që si komunë të ndërmarrim diçka më serioze në këtë drejtim. Ai tha se për nevoja të banorëve kemi angazhuar kompanin private “Luri “ nga Hani i Elezit që të bëje përpjekje që sado pak të bëjë të kalueshme këtë rrugë për nevoja emergjente, mirëpo kalimi nëpër këtë rrugë është tejet e rrezikshme nga se pandërprerë ka lëvizje të dheut dhe gurëve masiv.
Kjo gjendje është paralajmërim i ndonjë tragjedie apo fatkeqësie më të madhe tha kryetari Suma.
Ndërsa edhe Drejtori për Urbanizëm Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit Miqail Vila tha se zyrtarisht kemi njoftuar institucionet më të larta të vendit për kë situate. Ai tha se me shkresë ju është drejtuar Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal por nuk ka për momentin as një përgjigjeje apo reagim.
Edhe gjendja në Lagjen e Re nuk paraqitet hiç më e mire. Shumë dëme në shtëpi individuale dhe në infrastrukture publike. Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe njësia e zjarrfikësve po bëjnë të gjitha përpjekjet që gjendja sado pak të kthehet në normalitet.
Zyra për Informim

