Hani i Elezit 29.04.2014
Gjendja në komunën e Hanit të Elezit pas vërshimeve të mbrëmjes së kaluar vazhdon të jetë e vështirë.
Nga vendbanimet më të goditura është Lagje e Re nga e cila raportohen dëme të konsiderueshme materiale si në pronat private por edhe në infrastrukturën publike. Shumë familje njoftojnë se uji dhe balta kanë depërtuar në shtëpitë e tyre ndërsa më të goditura janë familjet Ballazhi, Hasallari, Kalisi, e Thaqi tek të cilët është dashtë të intervenohet me urgjencë.
Shtabi i emergjencës që nga mbrëmë ka mobilizuar të gjithë potencialin e vet duke angazhuar edhe kompani private për të parandaluar dëme edhe më të mëdha në zonat e goditura.
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Refet Kalisi, tha se situate vazhdon të jetë e rëndë dhe e paparashikueshme për shkak të reshjeve të vazhdueshme. Ai tha se janë angazhuar njësia zjarrëfikëse dhe është ftuar për ndihmë edhe Kompania “Luri” nga Hani I Elezit e cila me mekanizimin e rëndë është duke ndihmuar në hapjen e kalimeve për ujin e përroit të Rezhancës e cila ka shkaktuar më së shumti dëme.Në ndihmë janë angazhuar edhe popullata lokale e cila është e rrezikuar drejtërdrejt në mënyrë që situate të jetë e menagjueshme në këto rrethana.
Në anë tjetër kryetari i komunës Rufki Suma i cili është duke udhëheq më shtabin emergjent, tha se për momentin janë raportuar shumë dëme. Ai shtoi se gjendja gjatë gjithë natës ka qenë shumë kritike ndërsa është intervenuar në shumë familje për të ju dale në ndihmë për aq sa kanë lejuar rrethanat.
Kryetari Suma tha se gjendja vazhdon të jetë e rëndë duke theksuar edhe problemin në qarkullimin rrugorë në aksin Hani I Elezit – Gorancë. Në këtë rrugë është evident një qarje e madhe e shtratit të rrugës e shkaktuar nga reshjet e mëdha dhe për momentin paraqet rrezik shumë të madhë për qarkullim. Kjo qarje e rrugës ka ardhë si pasojë e mospërfundimit të rrugës nga ana e Ministris së Infrastrukturës qe gati dy vite dhe ky dëtim mundë ta bëjë të pakalueshme për shumë kohë këtë rrugë.
Për momentin është e pamundur të japin ndonjë vlerësim të dëmeve mirëpo ato janë evidente.
E rëndësishme është që nuk ka viktima në njerëz tha kryetari Suma.
Zyra për Informim