Gjatë qëndrimit tim në Gjermani, sot zhvillova një takim me Kryetarin e qytetit Neuötting, z. Peter Haugeneder.
Gjatë takimit biseduam për praktikat e punës në nivel lokal dhe shkëmbyem përvoja mbi mënyrën e organizimit të administratës komunale, zhvillimin urban dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
Këto shkëmbime janë të rëndësishme për të njohur modele të suksesshme të menaxhimit komunal dhe për të sjellë ide të reja që mund të aplikohen edhe në komunën tonë.