Të dashur qytetarë,
Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ju përcjell urimet e mia më të sinqerta, duke ju dëshiruar shëndet, paqe, lumturi dhe begati në familjet tuaja.
Kjo festë e shenjtë na kujton vlerat e sakrificës, besimit, solidaritetit dhe humanizmit. Është një ditë që na fton të jemi më pranë njëri-tjetrit, të shtrijmë dorën e ndihmës për ata që kanë nevojë dhe të forcojmë lidhjet e respektit e mirëkuptimit në shoqërinë tonë.
Uroj që Kurban Bajrami të sjellë mbarësi, gëzim dhe bekime në çdo familje, duke na bashkuar rreth vlerave që na bëjnë më të fortë si komunitet.
Gëzuar Kurban Bajramin