Të nderuar qytetarë të Komunës së Hanit të Elezit,
Pas Muajit të Shenjtë të Ramazanit, muajit të sakrificës shpirtërore, duke iu bashkur vullnetshëm procesit të agjërimit, uroj që sakrificat dhe lutjet tuaja të jenë të pranura tek Zoti Fuqiplotë.
Me shpresën se Muaji i Shenjtë i Ramazanit që iku të na ketë sjellë më shumë dashuri, mirëkuptim dhe harmoni mes njëri-tjetrit, ju uroj Gëzuar Festën e Fitër Bajramit!
Dashuri, mirësi dhe ditë më të lumtura sjelltë për të gjithë ne!