Hani i Elezit 12.02.2013
Me rastin e përvjetorit të pestë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe në vazhdën e aktiviteteve për zhvillimin e komunitetit, Kompania SharrCem në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit organizuan një garë shkollore për fëmijët e shkollës “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit.
Me këtë rast u ndanë shumë shpërblime si iPad, Kompjuter Llaptop, Bicikleta, Play Station për nxënësit më të suksesshëm. Sipas organizatorëve të kësaj ngjarje, SharrCem dhe arsimtarëve të shkollës, gara është zhvilluar në mes nxënësve të shkollës fillore “Ilaz Thaçi” të Hanit të Elezit dhe të drejtë pjesëmarrjeje kishin nxënësit nga të gjitha klasat, dhe garimi është bërë në bazë të moshës dhe klasës përkatëse:
Klasat I-III ,garuan për vizatimin më të mirë për Pavarësinë e pestë te Kosoves dhe 3 vendet e para u shpërblyen me Bicikletë, DVD me set edukativ e Top te futbollit.
Klasat IV-VI garuan për poezi më të mirë me titullin “Kosova, shtëpia ime,” ku nxënësit shprehën aftësitë e tyre në të shkruarit, dhe u shperblyen me dhurata si kompjuter Llaptop, iPod e Aparat Fotografik.
Klasat VII – IX garuan me një ese me temën “Kosova, shtet pesë vjeçar,” përmes të cilës 3 vendet e para fituan një iPad, një Play Station Portable apo një set pune: tavolinë dhe karrigë. Nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit Muzafer Dernjani, tha se është kënaqësi që në emër të komunës së Hanit të Elezit të përshëndes këtë ngjarje të veçantë që përkon me fillimin e aktiviteteve për festimin e 5 vjetorit të Pavarësisë së Republikë së Kosovës. Shfrytëzojë rastin që të falënderojë fabrikën e Çimentos “Sharrcem” që ka përkrahur këtë aktivitet dhe në veçanti znj.Besa Ramadani për kontributin e dhënë për bashkëpunimin e mirë të Sharrcem-it dhe komunitetit të Hanit të Elezit.
Emmanuel Mitsou Drejtorë i fabrikës së çimentos “Sharrcem” uroi të pranishmit për "17 Shkurtin Ditën e Pavarsisë" së Republikës ë Kosovës duke dëshiruar suksese dhe bashkëpunim në projekte të reja të përbashkëta.
Në shenjë falënderimi për përkrahjen e këtij projekti nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit Muzafer Dernjani ndau “Mirënjohje” dhe Emblemën e Komunës së Hanit të Elezit z.Emmanuel Mitsou Drejtorë i fabrikës së çimentos “Sharrcem” .
Zyra për Informim