Zyra për Barazi Gjinore, në bashkëpunim me Zyrtarin për të Drejtat e Fëmijëve z.Amir Bushi, mbajti sot ligjëratë me nxënësit e shkollës së mesme në kuadër të fushatës kundër trafikimit me njerëz.
Nxënësit u informuan për rreziqet, mënyrat e parandalimit dhe rendësinë e raportimit të rasteve të dyshimta.Institucionet tona mbeten të përkushtuara në mbrojtjen dhe vetëdijësimin e të rinjve.