Hani i Elezit 20.06.2011
,,MOS I MBYLL SYTË” ishte motoja e fushatës së Policisë së Kosovës dh Eulex-it kundër drogës.
Pjesëtarë të Shërbimit Policorë të Kosovës dhe Policisë së Eulex-it ishin bashkuar sot në një fushatë senzibilizuese kundër drogës në Hanë të Elezit.
Në një stendë të improvizuar para Objektit të Komunës ata shpërndanë fletushka informative dhe bisedonin me kalimtarë rasti e sidomos me të rinjtë në mënyrë që të ju shpjegonin disa njohuri themelore mbi pasojat e përdorimit të drogës.
Si pjesë e veçantë e kësaj fushate ishte edhe kërkesa e policisë që komuniteti mos të heshtë në lidhje me ata shitës të narkotikëve të cilët janë përgjegjës për shkatërrimin dhe vdekjen e shumë njerëzve në Kosovë.
Ballafaqohuni,kërkoni ndihmë,lajmëroni në polici krimet në lidhje me drogën ,ishin disa nga porosit e kësaj fushate drejtuar Komunitetit të Hanit të Elezit.
Me këtë informatë publike edhe Komuna e Hanit të Elezit deklaronë gatishmërinë që të jetë pjesë e kësaj fushatë në luftë kundër kësaj të keqe të përbashkët.
Zyra për Informim