Hani i Elezit 19.11.2014
Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës e Komunës së Hanit të Elezit në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Nacional Kundër Trafikimit me Njerëz, organizuan ligjeratë “Fushata e Vetëdijësimit Publik Kundër Trafikimt me Njerëz 2014”.
Në tubimin i cili u mbajtë në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Imri Curri” prezantuan nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Hanit të Elezit, arsimtarë, prindër, zyrtarë komunal e pjesmarrës tjerë.
Fatime Jasiqi, Zyrtare për Barazi Gjinore, antitrafikim me qenje njerzore dhe dhunë në familje, ligjeruese, tha se fushata e vetëdijësimit publik kundër trafikimit me njerëz është dhënija e informatave rreth njohjes së shenjave të shfrytëzimit duke përfshirë shfrytëzimin për punë, kërkim-lëmoshë dhe atë seksual.Për më tepër kjo fushatë përfshinë edhe elementet e fuqizimit të viktimave të trafikimit dhe viktimave të mundëshme të trafikimit.
Fatkeqësisht në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Kosova është burim dhe vend i destinacionit për grate, fëmijët dhe disa burrave të cilët i nënshtrohen shfrytëzimit seksual dhe punës së detyrueshme tha znj Jasiqi.Në këtë raport vlerësohet edhe qasja e Qeverisë së Kosovës në luftë kundër trafikimit me njerëz e cila është cilësuar si efektive dhe gjithëpërfshirëse.
Statistikat dhe të dhënat nga Policia e Kosovës për vitin 2013 tregojnë që numri më i madh i viktimave të identifikuara të trafikimit i përkasin moshës 14-17 vjeqare, ndërsa sipas kategorisë, grat dhe vajzat nga Kosova janë grupi më i rezikuar.
Ligjerata është pasuar edhe me një debat nga pjesmarrësit në mënyrë që të identifikohen viktimat potenciale, grupet e cenueshme si dhe të identifikohen aktivitetet e vazhdueshme të vetëdijësimit publik në parandalimin e këtyre dukurive.
Zyra për Informim