Ditë më parë, Komuna e Hanit të Elezit në bashkëpunim me NDI organizuan një dialog lokal me temën “Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Rinisë në nivel lokal”.
Kjo ngjarje ofroi një platformë për diskutim të hapur mbi përpjekjet e komunës së Hanit të Elezit në lidhje me përfshirjen dhe fuqizimin e të rinjve dhe grave.
Dialogu theksoi sfidat aktuale me të cilat po përballet komuna në këto drejtime dhe se si institucionet dhe shoqëria civile mund të bashkëpunojnë për të angazhuar më tej të rinjtë dhe gratë në ekonominë lokale të Hanit të Elezit.