Hani i Elezit 14.11.2013
Banorët e komunës së Hanit të Elezit që nga sot të gjitha shërbimet e nevojshme mundë ti realizojnë në “Qendrën për Shërbimin e Qytetarëve”.
Me funksionalizimin e kësaj qendre komuna e Hanit të Elezit plotëson një nga standardet më të larta për një administratë moderne të principit “ Të gjitha shërbimet në një vend”
Edhe pse për disa vite me radhë komuna e Hanit të Elezit është radhitur në krye të komunave më të mira në shërbimet administrative dhe shërbime ndaj qytetarëve, me funksionalizimin e kësaj qendre këto shërbime do të jenë më cilësore, më të shpejta ,dhe në kushte më të mira si për qytetarët por edhe për zyrtarët e angazhuar në këtë qendër.
Banorët e komunës së Hanit të Elezit meritojnë shërbime sa më të mira dhe shpresojmë se me funksionalizimin e kësaj qendre këtë edhe do të j’ua mundësojmë tha kryetari i komunës Rufki Suma gjatë vizitë së kësaj qendre për të uruar zyrtarët dhe për të pritur qytetarët e parë në këtë qendër.
Kryeatari i komunës Rufki Suma me këtë rast falënderoi donatorë që kontribuan në funksionalizimin e kësaj qendre, USAID-in më afro 36.000.oo € dhe LOGOS-in me 20.000.oo € si dhe investimet nga buxheti i komunës së Hanit tëElezit me afro 24.000.oo për të realizuar këtë qendër moderne.
Ndërsa Drejtori i Administratës Fari Kalisi tha se në këtë qendër janë të angazhuar të gjithë zyrtarët të cilët për nga natyra e punës kanë shërbimin ndaj qytetarëve.Kjo qendër është e pajisur me teknologji moderne dhe funksionon konformë standardeve të e-qeverisjes.
Zyra për informim
