Hani i Elezit -09.02.2011
Me miratimin e vendimit të Kuvendit Komunal të Hanit të Elezit për formimin e Komisionit për grumbullimin e dëshmive për përgatitjen e Padis kundër Serbisë për krimet e bëra në territorin e Komunës së Hanit të Elezit gjatë viteve 1989-1999, ky komisioni tashmë kanë filluar me grumbullimin e këtyre dëshmive.
Meqenëse qyteti i Hanit të Elezit ka qenë njëra ndër pikat më të rëndësishme për dëbimin me dhunë të qindra mijëra Shqiptarëve nga Kosova,kemi shumë informata për ngjarje të tmerrshme e tragjike nëpër të cilën kanë kaluar shumë familje gjatë asaj kohe.
Andaj luten të gjithë ata qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës,dëshmitarë ose viktima ,që ti ofrojnë këto dëshmi komisionit për grumbullimin e dëshmive ,fotografi, dokumente ose ndonjë videomaterial të atyre ngjarjeve.
Komisioni punon çdo ditë pune ,ndërsa i tërë materiali i ofruar do të ruhet kopjohet ,skanohet dhe do të ju kthehet pronarëve.
Zyra për Informim
Me miratimin e vendimit të Kuvendit Komunal të Hanit të Elezit për formimin e Komisionit për grumbullimin e dëshmive për përgatitjen e Padis kundër Serbisë për krimet e bëra në territorin e Komunës së Hanit të Elezit gjatë viteve 1989-1999, ky komisioni tashmë kanë filluar me grumbullimin e këtyre dëshmive