Komuna e Hanit të Elezit në bashkëpunim me Ministrin e Diasporës, organizon aktivitet me moton “Ti je pjesë e Atdheut” për vitin 2016.
Me këtë rast kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma do të ketë takim me bashkatdhetarët të cilët janë duke qëndruar në vendlindje.
Për bashkatdhetarët do të ketë edhe aktivitet Kulturor-Artistik të përgaditur nga SHKA “Sharri” nga Hani i Elezit.
Aktiviteti do të mbahet më datën 05.08.2016 (e premte) në ora 16:00 në Restaurant “Osllo” Hani i Elezit