FTESË PËR APLIKIM PËR GRANTE
CDF (Community Development Fund) është fondacion i pavarur që ka marrë grant nga Banka Botërore për projektin “Gjithë – Përfshirje Sociale dhe Zhvillimi Ekonomik Lokal”. Një ndër qëllimet kryesore të këtij projekti është zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës përmes përkrahjes së ndërmarrjeve të vogla dhe mikro.
Me qëllim të përkrahjes së tyre, CDF fton ndërmarrësit e ri dhe ekzistues që zhvillojnë bizneset e tyre në Komunën e Hanit të Elezit që të aplikojnë për grante për zhvillimin e bizneseve. Qëllimi i granteve është financimi i pajisjeve-mjeteve të punës apo ndonjë trajnimi të specializuar që zhvillon biznesin dhe gjeneron punësim.
Bizneset nga komunat tjera nuk kanë të drejtë aplikimi dhe nuk do të pranohen.
Kriteret:Për marrjen e grantit, përzgjedhja bëhet në mënyrë konkurente dhe ndërmarrësi/ja duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Nëse është biznes i ri, të dëshmojë që ideja e biznesit ka potencial për zhvillim;
- Nëse është biznes ekzistues, të jetë i regjistruar, të ketë të përfunduara obligimet tatimore dhe të ketë 2-20 të punësuar;
- Të gjenerojë punësim me marrjen e grantit;
- Të dëshmojë që biznesi është i qëndrueshëm, funksional dhe afat-gjatë;
- Të kontribojë personalisht së paku 20% të kostos së projektit;
- Të jetë i/e rregullt në ndjekjen e trajnimit që cakton CDF;
- Të aplikojë për makineri, pajisje, mjete të punës apo trajnim të specializuar;
- Pajisjet e kërkuara duhet të jenë për rritjen e biznesit që gjenerojnë punësim dhe jo për zëvendësim të pajisjeve ekzistuese apo zëvendësim i fuqisë punëtore;
- Pajisjet duhet patjetër të jenë të reja, të papërdorura dhe me garancion minimum 12 muaj;
Shuma e Grantit të ofruar
Projekti “Gjithë – Përfshirje Sociale dhe Zhvillimi Ekonomik Lokal” mund të ofrojë më së shumti 10,000 € por shuma e grantit që aprovohet nga CDF do të varet nga nevoja për investim. Grantet shfrytëzohen për blerjen e pajisjeve dhe nuk jepen në formën e parave të gatshme.
Afati i fundit për aplikim është 15 mars, 2013 në ora 15:00