Ftohen banorët e Komunës së Hanit të Elezit që të marrin pjesë në Manifestimin me rastin e shënimit të “28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar“ e cila organizohet nga Komuna e Hanit të Elezit në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë
Manifestimi do të mbahet me datë 25.11.2016 (e Premte) me këtë agjendë:
Ora 13.00- Program Kulturorë në Shtëpinë e kulturës “Imri Curri”
Ora 14.30- Vizitë Varrezave të Dëshmorëve në Puset e Nikës.
Në manifestimin në shënim të kësaj feste të madhe kombëtare do të na nderojë me pjesmarrje Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, z.Qemal Minxhozi.