Hani i Elezit 29.12.2011
Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe komuna e Hanit të Elezit nënshkruan ;
,,Marrëveshje Mirëkuptimi”
për realizimin e projektit,,Hapja ,Trasimi dhe Zgjerimi i rrugës Puset e Nikës – Rezhancë dhe rrugën Paldenicë –Neqavcë –Dremjakë”
Qëllimi i kësaj Marrëveshje është përkrahja a Forcës së Sigurisë së Kosovës për komunën e Hanit të Elezit në realizimin e projektit të hapjes ,trasimit dhe zgjerimit te segmentit rrugorë Puset e Nikës – Rezhancë si dhe të segmentit rrugorë Paldenicë –Neqavcë –Dremjak.
Sipas kësaj Marrëveshje FSK-ja është zotuar se me pajisjet teknike dhe me personelin e nevojshëm do të bëjë hapjen ,trasimin dhe mbushjen e këtyre dy segmenteve rrugore me gjatësi prej rreth 6 km dhe me gjërësi 3-5 m.
FSK-ja në bashkëpunim me zyrtarët komunal do të bëjnë ekzekutimin e punimeve në traset e parapara duke u zotuar se punimet në këto projektet do të fillojnë me datë 01.03.2012 respektivisht sipas marrëveshjes me zyrtarët e komunës dhe kushteve atmosferike.
Komuna e Hanit të Elezit është zotuar se do të krijojë të gjitha parakushtet e nevojshme si dhe do të sigurojë karburantin e nevojshëm për paisjet e angazhuara për realizimin e këtij projekti.
Këtë Marrëveshje Mirëkuptimi në emër të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës e nënshkroi Sekretari i Përgjithshëm z.Shkelzen Syla dhe Kryetari i Komunë së Hanit të Elezit Rufki Suma.
Zyra për Informim