Në kuadër të zbatimit të Rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e komunës së Hanit të Elezit”, banorët e fshatit Krivenik zgjedhën udhëheqësit e tyre.
Banorët me propozimin e tyre vendosën që këshilli i fshatit të përbëhet prej 5 anëtarëve të cilët u votuan unanimisht dhe të cilët përfaqësonin lagjet përkatëse të fshatit.
Pas zgjedhjes së këshillit të fshatit po ashtu me vota unanime u zgjedh udhëheqësi i këshillit të fshatit. Banorët e fshatit Krivenik vendosën që deri në përfundim të manadatit të rregullt këshillin e fshatit ta përfaqësoj Kryetari i këshillit Demir Thaçi.
Këshilli do të jetë në përbërje;
Demir Thaçi – Kryetarë i Këshillit Lokal
Shyqeri Thaçi-Anëtarë i Këshillit Lokal
Xhemail Berisha- Anëtarë i Këshillit Lokal
Azem Thaçi- Anëtarë i Këshillit Lokal
Fisnik Thaçi- Anëtarë i Këshillit Lokal
Zyra për informim
