
Se funksionimi i këshillave lokale po vlerësohet si forma më e mirë e vendosjes së marrëdhënieve në mes të komunës së Hanit të Elezit me fshatrat, lagjet urbane dhe vendbanimeve, po dëshmohet me interesimin shumë të mirë të banorëve që të marrin pjesë në procesin e zgjedhjeve të këshillave lokale,
Në dy tubime të ndara banorët e fshatit Rezhancë dhe Gorancë zgjodhën përfaqësuesit e tyre në këshillat lokale.
Fshati Rezhancë vendosi që këshilli i tyre lokal të përfaqësohet me 5 anëtarë.
Ata vendosën që kryetarë i këshillit lokalt të jetë Rijad Bajramaliu ndërsa për anëtarë të këshillit do të jenë;
Azem Bajramaliu
Besim Huneli
Samir Huneli
Xhelal Huneli
Ndërsa banorët e fshatit Gorancë duke respektuar përfaqësimin sa më të mirë të të gjitha lagjeve të fshatit vendosën që këshili i tyre lokal të ketë 7 anëtarë.
Ata njëzëri vendosën që për kryetarë të këshillit lokal të rizgjedhet Shefket Lusnjani ndërsa për anëtarë të këshillit u zgjodhën;
Faruk Berisha
Gajur Berisha
Minah Berisha
Hamzi Kaloshi
Fadil Berisha
Zija Vila