Hani i Elezit 13.10 2011
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Suma, po merr pjesë në Forumin Rajonal për bashkëpunim nderkomunal që po mbahet ne Shkup te Republikës së Maqedonisë me dt.13 dhe 14 tetor 2011.
T’u jepet mundësi përfaqësuesve nga pushteti qendror dhe lokal nga rajoni për t’i ndarë përvojat dhe për të diskutuar për rolin e bashkëpunimit ndërkomunal në proceset e integrimit të BE-së, absorbimin e fondeve të BE-së dhe krijim e mbështetjes së qëndrueshme për njësitë e vetëqeverisjes lokale, është qëllimi kryesor i forumit të parë rajonal për bashkëpunim ndërkomunal "Së bashku deri në shërbime më të mira për qytetarët"
Organizatorë të forumit janë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe UNDP në Shkup.
Hapjen e këtij Forumi që e bëri Ministri i Pushtetit Lokal të Maqedonisë z.Nevzat Bejta, mori pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni Skender Durmishi
Delegacionin nga Kosova e perfaqësuan dy kryetarët e komunave të Junikut dhe Hanit të Elezit, zyrtarja e UNDP-së nga Kosova Arta Pllana dhe Drejtori i Departamentit Ligjor të MAPL-së z. Agron Maxhuni i cili edhe prezentoi para ketij Forumi bashkëpunimin ndërkomunal në Kosovë dhe Vetëqeverisjen Lokale.
Në këtë Forum të organizuar nga UNDP-ja, po marrin pjesë shumë delegacione nga shtete te ndryshme si: Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi,Bullgaria, Polonia, Sllovenia, Ukraina e vende te tjera.
Zyra për informim
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Suma, po merr pjesë në Forumin Rajonal për bashkëpunim nderkomunal që po mbahet ne Shkup te Republikës së Maqedonisë me dt.13 dhe 14 tetor 2011