Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e komunës së Hanit të Elezit në bashkëpunim me Fondacionin Kosovë-Luksemburk , mbajtën sot sesion informues mbi projektin për gjenerim të të hyrave, projekt ky i cili financohet nga Qeveria e Luksemburgut .
Para qytetarëve të pranishëm Fisnik Beqiri zyrtarë për projektet nga projekti Kosovë-Luksmburgut tha se me mbështetje dhe financim nga Qeveria e Dukatës së Luksemburgut dhe partnerëve lokal, Foundation Kosovo-Luxembourg është duke zbatuar e quajtur projekti "Gjenerimi i të Ardhurave" që ndër të tjera, ka për qëllim mbështetjen financiare–bashkëfinancimin e bizneseve fillestare dhe atyre ekzistuese jo më të vjetra se tre vjet. Ai i njoftoi të intersuarit mbi projektin për gjenerim të të hyrave, projekt ky i cili financohet nga Qeveria e Luksemburgut, që ka për qëllim mbështetjen financiare dhe bashkëfinancimin e bizneseve fillestare dhe atyre ekzistuese të cilat janë jo më të vjetra se 3 vjet si dhe mbi fushat e përkrahjes, fazat, kriteret si dhe procedura të tjera të aplikimit.. Komisioni i përbashkët dhe i përbërë nga zyrtarë të Foundation Kosovo-Luxembourg, zyrtarë komunal dhe ekspert të fushave do t’i shqyrtojë të gjitha aplikacionet e pranuara dhe do të bëjë rangimin e tyre në bazë të kritereve të cilat do të aprovohen paraprakisht nga komisioni në fjalë.
Përkrahja financiare dhe bashkë-financimi do t’u shpërndahet kandidatëve që i kanë plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme, kanë ndjekur me sukses trajnimet, kanë zhvilluar biznes plan profesional dhe kanë fituar pikët maksimale në bazë te kritereve të vlerësimit të idesë së biznesit.Përkrahja financiare dhe bashkëfinancimi do të ndahet në pajisje/mjete (jo në para të gatshme – cash).
Ndërkaq Sevime Laçi Drejtoreshë në DZHE i njoftoi të pranishmit se në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, komuna e Hanit të Elezit në bashkëpunim me Fondacionin Kosovë-Luksemburg do ta përkrahë këtë projekt në formë të bashkëfinancimit.