Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti sot në takim pune z.Adrian Hasanaj, Drejtor i “Fondacionit Kosovë- Luksemburg” me bashkëpunëtorët e tij.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkpunimit ndërmjet komunës së Hanit të Elezit dhe “Fondacionit Kosovë- Luksemburg”, z.Hasanaj e njoftoi kryetarin Suma lidhur me objektivat konkrete të këtij projekti. Ai tha se përmes këtij fondacioni komunat do të përkrahen në tri fusha dhe atë të Arsimit, Zhvillimit Ekonomik si dhe në përkrahjen e komunitetit.
Sipas z.Hasanaj në sektorin e arsimit do të përqëndrohen në ngritjen e cilësisë së arsimit, do të mundësojë vazhdimin e shkollimit të nxënësve të privuar të shkollave të mesme veçanërisht vajzat, komunitetet si dhe nxënësve të zonave rurale. Në kuadër të këtij sektori do të investohet edhe në avancimin e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Në sektorin e përkrahjes së komunitetit, komunitetet e përzgjedhura do të ju ndihmohet në krijimin e një mjedisi i cili mundëson përfshirjen e grupeve të margjinalizuara, gratë të rinjët dhe pakicat për zbatimin e aktiviteteve të projektit në rritjen e perspektives së familjeve dhe individëve për të gjeneruar të ardhura.
Fondacionit Kosovë- Luksemburg”, tha z.Hasanaj do përkrahë edhe veprimtarit për gjenerimin e të ardhurave me aktivitete që krijojnë të hyra të drejtpërdrejta për individë biznese dhe familje në kuadër të prioriteteve të identifikuara nga autoritetet lokale.
Ndërsa kryetari i komunës Rufki Suma falënderoi z.Hasanaj që “Fondacioni Kosovë -Luksemburg” ka përzgjedhur komunën e Hanit të Elezit si partnere në këtë projekt.
Kryetari Suma i cili në takim ishte i shoqëruar nga drejtorët për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural.zHajredin Gashin, Arsim, Irfan Qajani dhe Zhvillim Ekonomik, Sevime Laçi tha se i tërë koncepti i Fondacionit Kosovë-Luksemburg përputhet në tërësi me objektivat zhvillimore të komunës së Hanit të Elezit. Kryetari Suma tha se komuna e Hanit të Elezit do të jetë partnere shumë serioze në implementimin e projektit të Fondacionit Kosovë- Luksemburg duke u zotuar se do të participoje në formë të bashëinvestimit në të gjitha komponentet e projektit për të cilë do të dakordohemi. Tre vite të bashkëpunimit me “Caritas”-in e Luksemburgut kanë lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e përgjithshëm të komunës së Hanit të Elezit dhe përvoja e fituar nga ky bashkëpunim do të jenë ndihmesë e madhe në identifikimin dhe hartimin e projekteve konkrete me të cilat shpresojmë të kemi bashkëpunim të frytshëm.
Në takim palët u dakorduar që së shpejti të formohen edhe grupet punuese në mënyrë që sa më shpejt të fillohet me implementimin e projektit.
Zyra për informim