Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural bën të ditur se edhe zyrtarisht ka filluar fushata e korrje-shirjeve për vitin 2024 në Komunën e Hanit të Elezit.
Është filluar në Zheden të fshatit Krivenik, ku janë korrur 2.9 hektarë, ndërsa pritet që për një hektar të grumbullohen 3.4 ton.
Të gjithë fermerëve ju urojmë punë të mbarë!