Hani i Elezit 17.10.2014
Sistemi edukativ arsimorë i komunës së Hanit të Elezit nga viti i ardhshëm do të jetë më i kompletuar dhe më i plotë falë projektit të ndërtimit të aneksit të shkollës fillore “ Ilaz Thaçi” i cili edhe zyrtarisht filloi të realizohet.
Me ndërtimin e këtij aneksi shkollore dhe renovimet e realizuar në shkollat tjera do të arrijmë të sigurojmë hapësira të mjaftueshme shkollore në gjithë territorin e komunës tha kryetari i komunës Rufki Suma i cili ishte prezent në fillimin e ndërtimit të këtij aneksi.
Ai tha se e kemi përshtatur ndërtimin e këtij aneksi me hapësirat e reja të realzuara në këtë shkollë si dhe me fluksin e nxënësve në mënyrë që të krijojmë kushte sa më të mira të punës.SHFMU “Ilaz Thaçi” është e vetmja shkollë në komunën e Hanit të Elezit e cila procesin arsimor e realizon në dy ndërrime. Me ndërtimin e këtij aneksi, edhe në këtë shkollë mësimi do të zhvillohet në kushte më të mira. Godina e re mësimore do të ketë mjedise dhe hapësira të mjaftueshme, për mësime, kabinete mësimore, laboratorë si dhe për aktivitete të lira, sportive dhe argëtim.
Me realizimin e këtij objekti, komuna e Hanit të Elezit do të fitojë një institucion modern arsimor tha z.Suma.
Projekti i ndërtimit të aneksit të shkollës fillore “ Ilaz Thaçi” është projekt dy vjeçarë, pra pritet të përfundojë vitin e ardhshëm, ndërsa vlera e kontratës për ndërtimin e kësaj shkolle është 240.950,oo euro.
Zyra për Informim