Në mënyrë që të promovohet një edukimi gjithëpërfshirës parashkollor në Kosovë, në përputhje me standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme dhe për ta lehtësuar integrimin e fëmijëve në sistemin e edukimit parafillor në Kosovë, Komuna Hani i Elezit dhe Caritas-i Zviceran nënshkruan „Marrëveshje“ për implementimin e Projektit“ Edukimi parashkollor në Komunën Hani i Elezit për periudhën 2015-2017“.
Sipas kësaj marrëveshje Caritas-i Zviceran sot ka filluar mobilimin/paisjen e klasave parafillore duke ofruar pajisje moderne, që të kontribuojnë në zbatimin e arsimit të detyrueshëm në Kosovë, zbatimi i një trajnimi profesional “Të mësuarit dhe zhvillimi i fëmijës përmes lojës” me bazë praktikën që është i licencuar nga MASHT-i, për edukatore/mësuese parashkollore, në përputhje me kurrikulën dhe standardet e edukimit parashkollor në Kosovës dhe të ketë një fokus të veçantë në edukimin gjithëpërfshirës të fëmijëve në sistemin shkollor publik.
Ndërsa komuna e Hanit të Elezit përkatësisht DKA-ja në bashkëpunim me shkollat, do të sigurojë lokalet e nevojshme në të gjitha objektet të përfshira në projekt, në mirëmbajtjen me cilësi dhe të qëndrueshme të të gjitha klasave parafillore, me një fokus të veçantë në edukimin gjithëpërfshirës të fëmijëve.
Ky projekt sot ka filluar të realizohet në SHFMU ‘Veli Ballazhi” në fshatin Gorancë, ndërsa së shpejti këto klasa do të realizohen edhe në 4 klasë të SHFMU “Ilaz ThaçI” në Han të Elezit dhe një në SHFMU “Kështjella e Diturisë” në fshatin Paldenicë.
Vlera financiare për një klasë është 4.000.oo € ose 24.000.oo i tërë projekti.
Në fillimin e implementimit të këtij projekti ishin prezent Përgjegjësi i projektit z.Albert Bakalli nga Caritas-i Zviceran dhe Drejtori i Arsimit dhe Kulturës z.Irfan Qajani.
Drejtori i Arsimit z.Irfan Qajani në emër të komunës së Hanit të Elezit shprehu mirnjohje të lartë për Donatorin “Caritas-in Zviceran” për këtë projekt shumë të rëndësishëm për arsimin e Komunës së Hanit të Elezit.