Kushtet e mira atmosferike që mbretëruan kohët e fundit mundësuan që në komunën e Hanit të Elezit të filloj fushata e korrje shirjeve.
Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të komunës së Hanit të Elezit, Besnik Reçi tha se për fushatën e korrje shirjeve janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që të realizohet me sukses.
Sipas tij janë afro 90 hektarë sipërfaqe me kulturë gruri prej të cilave pritet rendiment 4-4.5 tonë për hektarë.
Nëse lejojnë kushtet atmosferike, pritet që korrje shirjet në komunën e Hanit të Elezit të përfundojnë brenda dy javësh.
Janë kontraktuar edhe kombajnerët për realizimin e korrje shirjeve , ndërsa sa i përket çmimit ,pas analizave të një mori të faktorëve ,si çmimi aktual i naftës ,pjesëve rezervë,mbështetjes- subvencionimit të çmimit të naftës nga MBPZHR-së , gjendjes së grunajave , është përcaktuar çmimi prej 100 € për hektarë.
Këtë vit nga MBPZHR-së janë subvencionuar 20 fermerë me sipërfaqe të mbjellura me mbi 2 hektarë , dhe tre fermerë janë subvencionuar nga buxheti i komunës së Hanit të Elezit të cilët kishin mbi 1 hektarë .
Zyra për Informim