Atmosferës festive me rastin e Festës së Fiter Bajramit , qytetarëve të komunë së Hanit të Elezit ia shtoi edhe fillimi i realizimit të projektit kryesor të planifikuar për vitin 2012 atë të rregullimit dhe asfaltimit të rrugës Lagje e Re- Pustenik.
Pas nënshkrimit të ,,Marrëveshjes së Mirëkuptimit“ nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Hanit të Elezit ,me anë të së cilës janë pajtuar që të bashkëfinancojnë projektin ,,Asfaltimi i rrugës Lagja e Re- Pustenik” dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë e përzgjedhur NNT ,,EUROTRANS” nga Kaçaniku si kontraktuese për implementimin e këtij projekti , filluan punimet për realizimin e këtij projekti.
Për të asistuar në fillimin e punimeve në vend të ngjarjes ishte edhe kryetari i komunës z.Rufki Suma.
Asfaltimi i rrugës Lagje e Re – Pustenik ka qenë projekti i parë në listën e projekteve kapitale për realizim për vitin 2012. Kostoja e lartë për financimin e këtij projekti ka bërë që për realizimin e saj të kërkojmë edhe përkrahje nga institucionet qendrore dhe dua që të shfrytëzojë rastin që të falënderojë MAPL-në dhe MI-në , të cilët patën mirëkuptim dhe vlerësuan arsyeshmërinë për realizimin e këtij projekti tha z. Suma në prononcimin e tij me rastin e fillimit të punimeve .
Ai shtoi se rëndësia e kësaj rruge është shumë dimenzionale, duke filluar nga aspekti i kompletimit të infrastrukturës rrugore në komunën e Hanit të Elezit, por edhe në hapjen e perspektivës për një zhvillim të kësaj pjese të komunës sonë në fusha të ndryshme të zhvillimeve në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.
E veçanta e kësaj rruge është edhe perspektiva e zhvillimit të turizmit, atij kulturorë dhe historik duke pasur parasysh Kompleksin Memorial të Varrezave të Dëshmorëve në fshatin Pustenik tha më tej z. Suma .
Vlera financiare për realizimi i këtij projekti kapital është 492.994.60 € ndërsa pagesa do të bëhet për dy vite.
Për vitin 2012 do të paguhen 290.000.00 € prej të cilave 60.000.€ nga MI-ja,120.000.00 € nga MAPL-ja dhe 110.000.00 € nga buxheti i Komunës së Hanit të Elezit.
Pjesën e mbetur për pagesë në vlerë prej 202.994.60 € për vitin 2013 është zotuar MI-ja.
Bazuar në vlerën e përgjithshme të investimit projekti ,,Asfaltimi i Rrugës Lagja e Re- Pustenik “ është investimi më i rëndësishëm në komunën e Hanit të Elezit për vitin 2012.
Zyra për informim