Kryetari i komunës Rufki Suma prezentoi në fillimin e punimeve në ndërtimin e rrethojes me gurë në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Puset e Nikës.
Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Puset e Nikës çdo ditë e më shumë po shëndrrohet në qendër kulturore dhe historike e komunës së Hanit të Elezit , andaj ndërtimi i i rrethojës të këtij kompleksi ishte planifikuar në kuadër të projekteve kapitale për realizim gjatë vitit 2012, tha kryetari i komunës Rufki Suma me rastin e fillimit të punimeve.
Vlera financiare e këtij investimi është 43.401,20€ ndërsa implementuese e këtij projekti është Kompania SH.P.K ,,Kras “ nga Hani i Elezit.
Gjatë ditës kryetari i komunës Rufki Suma inspektoi punimet edhe në ndërtimin e rrugës Hani i Elezit – Puset e Nikës, si dhe të shtrimit të rrugës me kubëza betoni nga Ura e Fejzës – Rrafshe – Meliq.
Ai me këtë rast kërkoi nga implementuesit angazhime shtesë në mënyrë që të shfrytëzohet maksimalisht moti i mirë ,sidomos në pjesët ku në mënyrë të drejtpërdrejtë mundë të pengohet jeta normale e qytetarëve.
Zyra për Informim