Projekti më i madhë për realizim në vitin 2015 i cili ka dalë si prioritet për shkak të dëmeve nga vërshimet, “Ndërtimi dhe rregullimi i prrockës së Rezhancës në Lagjen e Re” – faza e parë sot filloi të realizohet.
Ky projekt i cili për komunën e Hanit të Elezit është cilësuar si projekt emergjentë po realizohet për të zgjedhur në mënyrë afatgjate problemet të cilat Lagjeja e Re i ka pësuar nga vërshimet të cilat kanë goditur këtë Lagje vjeshtën e kaluar dhe pranverën e këtij viti.
Vërshimet përveç shumë dëmeve në ekonomit familjare kanë dëmtuar rëndë edhe infrastrukturën publike.
Me projektin e planifikuar për realizim, pritet që të rregullohet përveç rrugës kryesore, kanalit kryesorë për prrockën që përshkon tërë lagjen, rrjeti i ujësjellësit, kanalizimit atmosferik dhe të ujrave të zeza si dhe rregullimi i infrastruktures së rrjetit përçyes të rrymës elektrike.
Mjetet për realizimin e këtij projekti prej 219,223.25 € janë siguruar nga buxheti i komunës së Hanit të Elezit,149.223.25€ ndërsa 70.000 € nga MAPL-ja.
Implementuese është NTSH.“LINDI” & “KBC Group” shpk Prishtinë.
Për të uruar për fillimin e punimeve në këtë projekt në vend punishte ishte dhe kryetari i komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Suma
