Hani i Elezit 18.10.2014
Komuna e Hanit të Elezit në bashkëpunim me Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapsinorë Komunal (MuSPP), i financuar nga shteti Suedez përmes SIDA-s dhe implementuar nga UN HABITAT-i, kanë filluar të realizojnë edhe një projekt të rëndësishën të përbashkët dhe të bashkëfinancuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe hapsirës së gjelbërt publike në komunën e Hanit të Elezit.
Në fshatin Gorancë kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës unazore gjatë së cilës do të rregullohet kanalizimi i lagjes, shtrimi me kubëza betoni si dhe rregullimi i hapsirave të gjelbërta në këtë fshat.
Gjatë vizitës në vendpunishte kryetari i komunës Rufki Suma falënderoi në emër të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit, Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapsinorë Komunal (MuSPP), i financuar nga Qeveria Suedeze për kontributin e dhënë në zhvillimin e komunës së Hanit të Elezit. Kryetari Suma tha se edhe ky projekt është në vargun e shumë projekteve të përbashkëta të cilat janë realizuar gjatë këtyre viteve të bashkëpunimit. Ai tha se pjesë e këtij projekti janë edhe punimet të cilat do të zhvillohen në fshatin Paldenicë po ashtu në rregullimin e infrstrukturës së këtij fshati.Me këtë projekt po realizojmë kërkesën e komunitetit të fshatit Gorancë për të përmirësuar infrastrukturën aktuale, për një qasje më të mirë në pronat e tyre si dhe të promovojmë qëndrueshmërinë e banorëve në këtë fshat.
Zyra për Informim