Hani i Elezit 17.05.2013
Në mënyrë që procesi të jetë pjesëmarrës, gjithëpërfshirës dhe transparent, Komuna e Hanit të Elezit së bashku me ekipin e MuSPP-it, që financohet nga Qeveria Suedeze dhe implementohet nga UN Habitat-i organizoi një punëtori dizajnuese një ditore.Punëtoria është organizua me rastin e zhvillimit të projektit për rregullimin e tortuarit( rrugës) “Martirët Bushi”. Me këtë rast ishin prezent përfaqësues nga Lagja në fjalë, përfaqësues nga nxënësit dhe administrata e shkollës, përfaqësues nga administrata komunale, asambleja komunale si dhe përfaqësuesit e UN Habitat-it.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që tu prezantohet pjesëmarrësve mënyra e zhvillimit të projektit në fjalë, hapësirat që do të rregullohen, implikimet e tjera të lokacionit në fjalë si dhe gjatë punës grupore të nxirreshin idetë dhe propozimet e vet pjesëmarrësve se si ata mendojnë që të intervenojnë në hapësirë.
Punëtoria u moderua nga Drejtori i Urbanizmit Z.Miqail Vila i cili hapi takimin me fjalë përshëndetëse për pjesëmarrësit duke përmendur rëndësinë e takimit për implementimin e këtij projekti. Nënkryetari i komunës z.Muzafer Dernjani gjithashtu falënderoi pjesëmarrësit duke theksuar rëndësinë e propozimeve të tyre si pjesë bazë gjatë zhvillimit të projektit. Ai ishte falënderues edhe për UN Habitat-in për mbështetjen e dhënë deri më tani. Përfaqësuesi lokal i UN Habitat-it i përshëndeti të pranishmit në emër të Zyrtarit Përgjegjës z.Ishaku Maitumbi duke thënë së është kënaqësi të zhvillojmë projekte së bashku me Komunën e Hanit të Elezit dhe duke u dëshiruar punë të mbarë.
Sesioni i prezantimeve filloi nga z.Sami Stagova zyrtar lokal i UN Habitat-it. Gjatë prezantimit të tij ai përshkroi shkurtazi fillet e bashkëpunimit të UN Habitat-it me Komunën e Hanit të Elezit dhe projektet e përbashkëta të realizuara deri më tani si dhe ato në proces e sipër. Ai vazhdoi me projektin dukë i dhënë analizat hapësinore që implikohen në projekt, sipërfaqet e identifikuara për rregullim si dhe disa shembuj të përshtatshëm për rastin.
Pren Domgjoni, zyrtar tjetër i UN Habitat-it vazhdoi me prezantimin tjetër duke ofruar shkurtazi për pjesëmarrësit përvojat e UN Habitat-it me komunat tjera partnere (Ferizaj, Prizren, Pejë) si dhe shembuj tjerë të njëjtë.
Prezantimin e fundit e bëri Durim Dernjani, menaxher i projekteve ne Komunën e Hanit të Elezit, duke shpjeguar procedurat e ndjekura të monitorimit të projektit të rrugës dhe trotuarit të shkollës fillore në Paldenicë dhe Hani i Elezit.
Zyra për informim