Hani i Elezit 25.10.2011
|
Në festivalin ,, Play for All “ i cili kishte karakter garues ku nxënësve të shkollave fillore të Republikës së Kosovës iu dha rasti që të konkurrojnë me ndonjë projekt në funksion të përmirësimit të ambientit të tyre shkollorë, Shkolla fillore e mesme e ulët ,, Ilaz Thaçi “ nga Hani I Elezit kishte konkuruar me projektin ,, Parku i shkollës sime” dhe në konkurrencë shumë të denjë , projekti i tyre është vlerësuar si më i miri
Këtë vlerësim e bëri Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në kuadër të projektit SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe Qendra për Arte Vizuele ,,Multimedia” dhe në bashkëpunim me MASHT- in
Ky projekt I cili është vlerësuar në bazë të origjinalitetit dhe të natyrës ambientaliste,do ti shtyj fëmijët të mendojnë me përgjegjësi për mjedisin rreth shkollës dhe mënyrën se si ta përmirsojnë dhe mirmbajnë
Fillimi I realizimit të këtij projekti ishte arsye që sot kryetari I komunës Rufki Suma të vizitojë këtë vendëpunishte dhe për së afërmi të njoftohet me të gjitha detajet e këtij projekti.
Nazim Laçi Drejtor I DKRS njoftoi kryetarin me idenë themelore të këtij projekti I cilli në esencë ka të bëjë me një rregullim sa më funksional të oborrit të shkollës ,ku theks I veçantë I është kushtuar hapsirave të gjelbërta.
z.Laçi tha se në kuadër të këtij projekti është edhe një fushë e hapur sportive multifunksionale që i ka munguar kësaj shkolle Sigurisht se qdo investim në komunën tone ka vlerën dhe rëndësin e vetë ,mirpo ky projekt aq më tepë na gëzon ngase është kontribut I angazhimit të nxënësve tha kryetari I komunës Rufki Suma, dhe jamë shumë I sugurt se te ata do të ngjallë edhe më shumë kreativitetin e tyre për iniciativa të reja .
Komuna si institucion gjithsesi do të përkrahë cilën do ide dhe iniciativë që do të kontribonte në përmirësimin e kushteve sa më të mira për arsim tha më tej z.Suma.
Ky projekt do të realizohet si pjesë e programit ,,Kosova e Bukur” e financuar nga Komisioni Europian dhe e implementuar nga organizata DRC në kordinim me oraganizatën IOM.
Realizimi I këtij projekti do kushtojë afro 63.000.oo € dhe pritet të përfundoj deri në fundë të muajit nëntorë.
|
Zyra për informim