Hani i Elezit-16.03.2011
Me moton ,,Unë jamë këtu” sot edhe zyrtarisht në Hanë të Elezit filloi fushata për senzbilizimin e qytetarëve për;
“Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë – 2011”
Para nje numri të madhë të qytetarëvë të tubuar në shtëpinë e kulturës ,,Imri Curri” sot është mbajtur tubimi informativë për senzibilizimin e qytetarëvë lidhur me rëndësin e procesit të regjistrimit të popullatës,ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë sipas standardeve ndërkombëtare.
Lidhur me këtë proces shumë të rëndësishëm nacional,të pranishmëve iu drejtuan anëtarët e ATRC-së ,të cilët në partneritet dhe përkrahje nga REKOS dhe Entin e Statistikave të Kosovës janë duke organizuar fushatën zyrtare të informimit të qytetarëve.
Qëllimi kryesorë i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është:grumbullimi, përpunimi dhe publikimi i të dhënave dhe informacioneve të tjera për popullsinë, ekonomitë familjare dhe banesat sipas standardeve ndërkombëtare.
Pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e regjistrimit është jetik dhe kusht për të qenë procesi i regjistrimit i suksesëshëm dhe njëkohësisht për të përmbushur standardet e Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian.
Në anën tjetër edhe Komuna e Hanit të Elezit si bartëse institucionale e këtij procesi i ka bërë të gjitha përgaditjet e nevojshme që ky proces të realizohet në tërësi.
Duke iu drejtuar të pranishmëve Kryetari I Komunës Rufki Suma i cili njëherit është edhe Kryetarë i KKRP,tha se Komuna e Hanit të Elezit i ka bërë të gjitha veprimet e parapara me ligjë, duke emëruar komisonin komunal për regjistrimin e popullatës,me anë të konkursit publik ashtu si është edhe paraparë me ligjë është bërë edhe përzgjedhja e 4 kontrollorëve si dhe 23 regjistruesve dhe se është duke I bërë të gjitha përgaditjet e nevojshme në mënyrë që i gjithë procesi i regjistrimit të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundëshme.
Zyra për informim