Hani i Elezit 01.0902011
Ashtu si edhe në tërë Republikën e Kosovës , edhe në institucionet Edukativo- Arsimore të Komunës së Hanit të Elezit 1 Shtatori është fillim të edhe një viti shkollorë.
Në tri shkolla fillore dhe një të mesme të Komunës së Hanit Elezit sot do të ulen 2200 nxënës të të gjitha viteve shkollore,
Sigurisht se më të gëzuarit në këtë ditë do të jenë nxënësit e Shkollës Fillore ,,Kështjella e Diturisë “në fshtin Paldenicë ngase sot ne simbolikë të 1 shtatorit është bërë edhe përurimi i Aneksit të kësaj shkollë investim i Komunës së Hanit të Elezit Caritasit zvicran,LOGOS-it si dhe komunitetit
Dhe me këtë rastë këta nxënës para derës së shkollës së renovuar i priti Kryetari i Komunës Rufki Suma i cili me këtë rastë nxënësve dhe stafit arsimorë iu uroj fillim të mbarë të këtij viti shkollorë duke deklaruar se këtë vitë shkollorë Ekzekutivi i Komunës do ta promovoj si vitë të shkollës duke premtuar se gjitha shkollat do të kenë kushte optimale për zhvillimin e procesit edukativo arsimorë.
Sipas Drejtorit të Drejtoirisë së Arsimit, Kulturës ,Rinis dhe Sportit ,Nazim Laçit përgaditjet për këtë vit shkollorë janë kryer me kohë dhe se në të gjitha shkollat e komunës mësimim ka filluar ashtu siç është planifikuar.
Zyra për Informim